Lajme

Albin Kurti rikthen terminalin doganor aty ku e ka vendin, në hapësirën e Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 02 November 2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor në hapësirat e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë, dhe një e arritur e cila ndihmon të gjithë.

“Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë. Por në veçanti ndihmon të bërit biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendit”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Sipas tij, nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht te çuditërisht kjo hapësirë iu është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës, meqë rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.

“Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, Trepça dhe ka fituar një privat. Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëme të bërë para 7 vjetëve”, është shprehur Kurti.

Ai po ashtu theksoi se asokohe 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata patën ngelur pa punë atëherë kur terminali doganor sipas tij iu shit një privati dhe punëtorët janë nxjerrë jashtë kësaj hapësire. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera