Monitorimi i dy ligjeve, ministrja Haxhiu takon anëtarët e Komisionit për Legjislacion
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 01 November 2021
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga deputeti Driton Selmanaj.
Ky Komision Parlamentar me fillim të muajit tetor ka marr vendim për formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore.
“Haxhiu fillimisht e ka vlerësuar angazhimin e Komisionit dhe njëherit i ka njoftuar deputetët lidhur me dy ligjet përkatëse. Tutje, ajo njoftoi anëtarët e Komisionit për çështjet të cilat janë duke u adresuar me ndryshimet ligjore lidhur me Ligjin për KPK të cilat afektojnë gjithashtu në Ligjin për Përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj për vështirësitë dhe mangësitë e identifikuara në zbatim ë Ligjit për Procedurën Përmbarimore si dhe çështjet e adresuara me ndryshim plotësimet e reja të këtij Ligji, përfshirë analizën e cila është duke u kryer si dhe procesin e ndryshim plotësimit të udhëzimet administrative për tarifat e përmbaruesve privat”, thuhet në komunikatën e MD-së.
Kryesuesi i Komisionit, Driton Selmanaj, pasi shprehu disa nga problemet dhe vështirësitë në zbatimin e këtyre ligjeve, theksoi gatishmërinë e tij dhe të anëtarëve të këtij Komisioni për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ligjet e lartpërmendura dhe njoftoj Ministren Haxhiu për hapat tutje dhe komunikimin për çështjet e rëndësishme të zbatueshmërisë së këtyre ligjeve.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të nevojshme që duhet bërë, veçanërisht pas monitorimit dhe rekomandimeve të dala nga Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe adresimin e rekomandimeve të tilla. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Raportet e Vuçiq me Putin dhe planet e Turqisë për t’iu bashkuar BRICS’it- Berlini ka pyetje për Kurtin e Osmanin
Lidershipi i Kosovës ka qenë një nga më të zëshmit rreth raporteve të Beograd...
-
“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. ...
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...