Lajme

25 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 30 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 1.801 mostra , 25 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326.

Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera