Lajme

Boksierët kosovar nuk u lejuan të kalojnë në Serbi- Albin Kurti: Do të bisedohet në Bruksel për këtë temë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 29 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se çështja e boksierëve kosovar të cilëve nuk iu ndalua hyrja në kufirin e Serbisë do të bisedohet edhe në Bruksel.

Kurti ka thënë se Serbia edhe një herë tregoi fytyrën dhe thelbin e saj si shtet, shkruan Gazeta Infokus.

“Bllokomi që ia bëri Serbia boksierëve tanë në kufi, e shpërfaqi edhe një herë fytyrën dhe thelbin e saj si shtet për ata të cilët kanë pasur dilema. Natyrisht që të gjitha këto adresohen edhe në Bruksel. Këto do të adresohen edhe para se të ketë takim në Bruksel, sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta përmes letrave që iu dërgojmë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurti ka treguar se takimi mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet gjatë muajit nëntor.

“Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona. Ndërsa sa i përket udhëheqjeve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por besoj që kjo varet në mes të konsiderueshme prej ndërmjetësuesit apo lehtësuesit që është zëvendës kryetari i komisionit Evropiane dhe përfaqësuesi i lartë për politiken e jashtme dhe sigurisë zotëri Borrel, përkatësisht emisari i tij zotëri Lajçak”, ka thënë ai.

Ditë më parë ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që ishte në Beograd. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera