Sot në Pejë pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj 5 të arrestuarve për “trafikim me njerëz”
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 27 October 2021
Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj 5 të arrestuarve për trafikim me njerëz, të cilët gjinden në paraburgim.
Këtë bëri të ditur gjyqtarja e rastit Nushe Kuka Mekaj, ku seanca dëgjimore do të mbahet të mërkurën e sotme me fillim në ora 10:15.
Ndryshe, sipas raportit policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’. .
‘’Kështu, më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’. Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare) ‘’, thuhet në raportin e policisë.
Policia si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...

































