Lajme

Jepen gabimisht vaksina për Covid-19 në bazën ushtarake amerikane

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 27 October 2021

Forcat e armatosura të ShBA-së kanë nisur një hetim rreth raportimeve se tre personave u është dhënë gabimisht vaksina për Covid-19 në një bazë shtetërore ushtarake në Uashington.

“Baza e Përbashkët Lewis-McChord është e vetëdijshme se tre personave pa dashje u është dhënë vaksina Pfizer Covid-19 në vend të një vaksine tjetër në Lewis Main Exchange”, tha Kolonel Joey Sollinger për faqen “Military Times”.

Sollinger shtoi se “masa pozitive korrektuese janë marrë në këtë qendër vaksinimi për ta parandaluar shfaqjen e gabimeve të tilla përsëri”, duke thënë se për këtë rast kanë nisur hetimet, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Vaksinimet aksidentale ndodhën në bazën Bazën e Përbashkët “Lewis-McChord” në Uashington. Ushtria nuk e ka konfirmuar identitetin e personave të përfshirë.

Deri më 21 tetor, Departamenti i Mbrojtjes ka raportuar 248.865 raste me Covid-19 në shërbimet e armatosura. 1.282 raste të reja janë regjistruar vetëm mes datave 13 e 20 tetor.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera