Sport

Hendboll: Kosova përparon në ranglistën e EHF-së

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 26 October 2021

Federata Evropiane e Hendbollit së fundmi ka publikuar ranglistën në bazë të të cilës përcaktohet numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin 2022/2023 të garave evropiane.

Për bazë janë marrë rezultatet e skuadrave në tri edicionet e kaluara, 2018/19, 2019/2020 dhe 2020/2021. Pra jo edhe edicioni aktual, 2021/2022.

Sa i takon klubeve të hendbollistëve, Kosova ka përparuar për një pozitë. Kosova tani renditet e 29-ta dhe ka lënë Holandën në vendin e 30-të. 4.33 janë pikët mesatare të Kosovës, ndërsa 4,20 të Holandës.

-Advertisement-

Sipas ranglistës së publikuar nga EHF-ja, Kosova te hendbollistët lë 21 vende evropiane prapa.

Kosova edhe edicionin e ardhshëm do t’i ketë katër skuadra të hendbollistëve në gara evropiane.

Kampioni e ka të drejtën e paraqitjes në Ligën Evropiane, që është niveli i dytë. Ndërsa tri skuadra tjera e kanë të drejtën e paraqitjes në Kupën Evropiane, që është niveli i tretë.

Te hendbollistet, Kosova ka mbetur në vendin e 27-të, të cilin e ndanë me katër vende të tjera. 19 vende janë më poshtë në ranglistë. Edhe te hendbollistet Kosova do ta ketë të drejtën e garimit me katër skuadra, një në Ligën Evropiane e tri në Kupën Evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera