Lajme

20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 26 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 31 persona nga ky virus.

“Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera