Sport

Mbrojtësi i Serie A i dhuron disa topa klubit të njohur kosovar

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 25 October 2021

Shkolla e futbollit ‘2 Korriku’ padyshim është njeri prej klubeve kosovare që nxjerrë më së shumti talenta në Evropë, shkruan Gazeta inFokus.

Për punën e madhe që bëhet me futbollistë në këtë klub tregon fakti se lojtarët të cilët po bëjnë karrierë ndërkombëtare nuk po e harrojnë ekipin ku filluan të formësohen si futbollistë.

Kësisoj mbrojtësi i Empolit, Ardian Ismajli, i ka dhuruar 12 topa skuadrës së 2 Korrikut, klub në të cilin i mori hapat e parë në futboll.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.

“Përveç që po na bën krenarë me çdo paraqitje, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, po ashtu po na bën shumë të lumtur që nuk po na harron aspak. Faleminderit edhe një herë, për topat e dërguar” thuhet në falënderimin e 2 Korrikut për Ardian Ismajlin.

Ndryshe, Ismajli e përfaqëson kombëtaren shqiptare edhe pse në fillim luajti për Kosovën U21./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera