LDK-ja e kthen mbeshtetjen e Diasporës, ky është dallimi me votat me postë të 2017-ës
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 25 October 2021
Në 24 orët e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave nga diaspora, për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 17 tetorit.
Sipas fletëvotimeve të numëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), partia e cila ka marrë më së shumti vota nga diaspora është LDK-ja, me 3158 sosh,
Krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 2017, ka qenë LVV-ja ajo e cila ka prirë me votat e diasporës, me 1390 gjithsej, teksa në këto zgjedhje ka marrë 2692 vota.Kurse, LDK-ja kishte marrë 537 vota, pra 2621 më pak se në zgjedhjet lokale të 2021.
Kurse, kandidati më i votuar për kryetar komunash në zgjedhjet e 17 tetorit ka dalë të jetë Ardian Shala i LDK-së që ka garuar për kryetar të komunës së Suharekës.
Ai mori saktësisht 711 vota nga mërgimtarët.
Ndërsa, kandidati i cili ishte votuar më së shumti nga diaspora në vitin 2017 kishte qenë Shpend Ahmeti, atëherë anëtar i LVV-së, me 199 vota.Një rritje të numrit të votave nga mërgimtarët e kanë PDK-ja dhe AAK-ja.
PDK-ja në vitin 2017 kishte marrë 329 vota nga diaspora, kurse në këto zgjedhje ka fituar 1145, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E AAK-ja kishte marrë 236 vota, teksa në zgjedhjet e së dielës ka marrë 1473 vota me postë.
Ndryshe, në zgjedhjet lokale që u mbajtën javën e kaluar, KQZ-ja ka pranuar 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga votat me postë, prej të cilave 9 mijë e 610 janë pranuar, ndërsa 1 mijë e 324 prej tyre i ka refuzuar.
Krahasuar me vitin 2017, diaspora kishte shprehur më shumë interesim për të votuar, ku 11 mijë e 813 kanë qenë vota me postë, prej të cilave 10 mijë e 478 janë pranuar, ndërsa 1 mijë e335 janë refuzuar.
Sipas rezultateve të votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).
Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).
Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit).
Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
KQZ-ja ka njoftuar se sot pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Kujtojmë se në disa komuna, gara për kryetar ka përfunduar në raundin e parë dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë t’u drejtohen përsëri kutive të votimit.
Megjithatë, në shumicën prej komunave të mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin, pritet një garë e fortë mes kandidatëve.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...