Hetuesja në rastin Gucati-Haradinaj thotë se nuk e di si dolën materialet ngaZyra e Prokurorit të Specializuar
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 25 October 2021
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, po vazhdon edhe sot me dëgjimin e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Hetuesja Zdenka Pumper po i përgjigjet pyetjeve të avokatit mbrojtës dhe pjesa më e madhe po vijon në seancë të mbyllur.
Pyetjet e mbrojtjes së Gucatit, avokatit Jonathan Elystan Rees, lidhur me identitetin e një punonjësi të ZPS-së janë zhvilluar në seancë të mbyllur, ndërsa marrja në pyetje ka vazhduar rreth asaj që është emërtuar si paketa 3, me dokumentet e dorëzuara në OVL-UÇK.
Avokati Rees: Rees: Paragrafi 30 i deklaratës suaj, aty ju i referoheni rrëfimit tuaj se kishte emra dëshmitarësh, dëshmitarë të mundshëm, individë të tjerë, të përfshirë në paketën 3 që nuk ishin nxjerr publikisht në kuadër të hetimeve të TFHC-së, ZPS-së apo procedurave të Dhomave të Specializuara. Po të ju pyesja për emrin e këtyre dëshmitarëve çfarë do të thoshit?
Dëshmitarja Pumper: Nuk do t’i them. Nuk e di se çfarë doni.
Prokurorja Bolici: Kundërshtoj nëse dëshmitares i kërkohet të thotë me emra dëshmitarët që i kanë përmendur në paketën 3.
Gjykatësi Smith: Pajtohem.
Avokati Rees: Rees nuk do të na jepni emrat e dëshmitarëve, besoj që edhe në rastin e dëshmitarit të mundshëm. Por me personat e tjerë, çfarë doni të thonit me këta personat të tjerë?
Dëshmitarja Pumper: Më vjen keq por në këtë moment nuk e di kur e kam shkruar se çfarë kisha parasysh.
Avokati Rees: Ku e kishte fjalën kur thua që materiali nuk bëhet i njohur publikisht?
Dëshmitarja Pumper: Nuk mbaj mend se çfarë kisha parasysh me këtë fjalë, por besoj që duhet të kem pasur parasysh detaje personale.
Avokati Rees: Po prova, çfarë keni pasur parasysh?
Dëshmitarja Pumper: Me fjalën prova kam parasysh informacioni që përmbante ajo pakat që lidhej potencialisht me mandatin tonë.
Avokati Rees: Ju thoni aty nuk është nxjerr publikisht në kuadër të procedurave apo hetimeve të TFHC-së, a ishte ky informacion i njohur, ishte nxerr një pjesë jashtë ZPS-së, TFHC-së, apo Dhomave të Specializuara?
Dëshmitarja Pumper: Nuk e di që është bërë.
Hetuesen e ZPS-së, Zdenka Pumper, avokati Rees e ka pyetur edhe rreth një artikulli në media, por i njëjti nuk është bërë i ditur për publikun.
Avokati: Rees: Është fjala që në shkurt të vitit 2012, personi i ka dhënë deklarata shtypit, ka bërë deklarata për shtyp ku përmend një person të njohur që ka bashkëpunuar me personat që zhvillojnë hetime në kuadër të mandatit të ZPS-së. E shikon të paragrafi 4 përmendet ky emri, në paragrafin 5 ai ka dhënë deklaratë prokurorisë, e ka thënë vet, keni pasur dijeni për ketë artikull dhe artikuj të tjerë të ngjashëm të lidhur me këtë person?
Dëshmitarja Pumper: Nuk e mbaj mend.
Avokati Rees: Ky emër, që e shohim në titull ishte emri i parë, pra ju po thoni që këtë emër e keni dëgjuar për herë të parë kur prokuroria ua dha, ju kërkoj të kontrollonit nëse ndodhet në paketën 3?
Dëshmitarja Pumper: Jo, e kisha dëgjuar më përpara këtë emër.
Avokati Rees: Por jo në kuadër të deklaratave të shumta publike që ai i kishte bërë, dhe ku shprehi pajtimin e tij se kishte dhënë deklaratë?
Dëshmitarja Pumper: Nuk e mbaj mend artikuj konkret, por m kujtohet q ky person kishte dhënë deklarata publike, kaq më kujtohet lidhur me të.
Avokati Rees: Po emri i dytë që shikohet në titull, edhe ai është nj person që për shumë vite me radhë ka bashkëpunuar ata që hetonin vepra penale në kuadër të ZPS-së dhe TFHC-s dhe ai është i njohur publikisht apo?
Dëshmitarja Pumper: Po, është i njohur publikisht.
Avokati Rees: Ai thuhet se është një nga ata që ka sinjalizuar sinjalizuesit në raportin e Dick Marty-t.
Dëshmitarja Pumper: Nuk më kujtohet.
Avokati Rees: Po ju keni bërë ndonjë kontrollin për fatin që këta personat përmendën në titull, nëse statusi i tyre ishte i njohur publikisht ndërkohë?
Dëshmitarja Pumper: Jo, nuk bëra.
Seanca ka vijuar e mbyllur meqë avokati Rees ka deklaruar se duhet të përmenden disa emra, edhe pse sipas tij, të gjithë njihen publikisht por me vendim të turpit gjykues seanca duhet të jetë e mbyllur kur përmenden emra të personave.
Kjo është dita e pesë e dëgjimit të dëshmitares së parë të ZPS-së. Dëshmia e Zdenka Pumper ka nisur më 18 tetor 2021.
Ajo është koordinatore e hetimeve në ZPS dhe ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori i vitit 2020 dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Të tjera
-
Deputetja e VV-së thotë se secili qytetar “duhet të jetë mirënjohës” për rritjen e rrogave
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka folur rreth vendimit të Qeverisë Kur...
-
Osmani në Katar merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në konferencën e 30-vjetori...
-
Tahiri: Qeveria po mashtron duke vepruar kundërligjshëm, pagat rriten vetëm nëse amandamentohet ligji
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se “në esencë është...
-
E çuditshme, shikoni si sorrat midis Prishtinës sülmojnë dy gra
Sot në Prishtinë dy gra janë parë duke u sulmuar nga sorrat, shkruan Gazeta I...
-
E ngacmoi për dy vite një grua dhe e përcjellte me veturë, arrestohet prishtinasi
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka dy vite që përmes mesazheve...
-
Tahiri për KS të OKB-së: Kosova e sanksionuar e me qeveri antiamerikane përballet me Serbinë e pandëshkuar, gjenocidbërëse e pro-ruse
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka rea...
-
Dyshohet se serveri i administratës së Podujevës është djẹgur
Në Komunën e Podujevës dyshohet se është djegur serveri i administratës. K...
-
Sot mblidhet qeveria, Kurti dje njoftoi së në rend dite është miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2025
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 15:00. Ndonëse ...
-
Hapat shtesë që po kërkon BE-ja për heqjen masave ndëshkuese
Hapat shtesë që po i kërkohen Kosovës nga Bashkimi Evropian për heqjen e masa...
-
Vendimi i Qeverisë për pagat, deputetja e VV-së thotë se “secili qytetar duhet të jetë mirënjohës dhe falënderues”
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se rritja ...
-
Drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve në Komision
Në Kuvendin e Kosovës sot do të zhvillohen disa mbledhje të komisioneve. D...
-
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Fjalimi kryesor i fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris në Uashingto...