Ndodhë edhe kjo: Kandidates për asamble në Prishtinë, nuk i figuron as vota e vet
Autori: Islam Morina 19:38 | 21 October 2021
Kandidates së Nismës për Kosovë, Lejla Rama – Gashi, në FRK nuk i figuron as vota e saj që e ka vënë për veten.
Rama – Gashi ishte kandidate për asamble të Prishtinës nga subjekti politik NISMA, dhe mbante numrin 3 në listë, por pikërisht në vendvotimin ku ajo ka votuar nuk i figuron asnjë votë sipas FRK-së së dorëzuar në KQZ, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo vet me anë të një statusi ka ngritur dyshime se janë bërë devijime gjatë numërimit të votave pasi ajo ka votuar vet në këtë qendër votimi dhe është e sigurt se së paku ajo vetveten e ka votuar, nëse jo edhe familjarë e përkrahës të tjerë.
Gazeta Infokus ka raportuar edhe për raste të tjera të keqpërdorimit të votave dhe prekjes së vullnetit të qytetarëve në dëm të disa kandidatëve, duke favorizuar disa të tjerë brenda subjekteve të njëjta.
Një nga ato raste ishte edhe dyshimi se në Podujevë janë bartur votat e kandidatëve të LDK-së, ku një kandidati nga ky subjekt i ishin pakuar votat, e një tjetri i shin shtuar ato.
Rama – Gashi ka deklaruar se do ta ngris zërin për këtë parregullsi, duke u zotuar se deri në fund do të ndjekë rrugët ligjore me anë të ankesës, që vullneti qytetar të zbatohet i pa cënuar.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë,
Fillimisht dua të ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi.
Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë.
Unë do të ngris zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund.
Ju faleminderit!”, ka shkruar Rama Gashi në Facebook.
Kujtojmë se gjatë së enjtes PZAP-i, ka dërguar në rivotim Hanin e Elezit, për shkak të ndikimeve dhe presionit ndaj votuesve atje./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...