Lajme

141 afganë që erdhën në Kosovë janë nisur për në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 21 October 2021

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Nicholas Giacobbe eka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Kosovës për pritjen e afganëve në Kosovë.

Ai njoftoi se 141 prej afganëve që kishin ardhur në Kosovë, tashmë janë rrugës për në SHBA, raporton Gazeta Express.

“Mirënjohës Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e atyre që mbërritën, tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në SHBA”, shkroi Giacobbe në Twitter.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera