Efekti Blinken, Borell pajtohet me qëndrimin amerikan për aksionin e fundit në veri
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 20 October 2021
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe kryediplomati i BE’së, Josep Borell, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor pas takimit që kanë pasur javën e fundit në Washington. Në këtë komunikatë të përbashkët është vendosur vetëm qëndrimi amerikan sa i përket aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës ku konstatohet e papranueshme mënyra se si qytetarët i janë përgjigjur aksionit të Policisë së Kosovës për vendosje të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit.
Përfaqësuesi i BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit e kishte quajtur si një lëvizje të njëanshme dhe të pa koordinuar që rrezikonte sigurinë në atë pjesë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, kishte shkruar Borell më 13 tetor 2021.
Sipas tij të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë reagim krejt tjetër nga Borell kishte pasur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Këta të fundit në një përgjigje për Gazetën Express kishin deklaruar se janë të shqetësuar me mënyrën se si ishte reaguar në veri të vendit ndaj aksionit të Policisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.
“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.
Megjithatë pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Washington, Borell është pajtuar për një komunikatë të përbashkët, në të cilën shkruhet ajo që kryediplomati spanjoll nuk e kishte thënë ditën e aksionit. Në deklaratën e përbashkët të lëshuar sot thuhet se është e papranueshme dhuna ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë apo autoriteteve të tjera.
“Ne theksojmë rëndësinë e Dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kyç për të trajtuar normalizimin tërësor të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të fundit të tensioneve në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dy palët të përfshihen në de-përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Ne përshëndesim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe përsërisim se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë apo autoriteteve të tjera është e papranueshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Anthony Blinken dhe Josep Borell pas takimit që kanë pasur.
Ndaj qëndrimit të Josep Borell sa i përket aksionit të Policisës ka pasur reagime dhe nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka deklaruar se aksioni në veri nuk duhet të shihet si problem politik ose etnik.
“Askush, dhe posaqërisht as një zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të provojë ta bëjë këtë si problem politik ose etnik, si dhe koordinimi i dyanshëm nuk është relevant në këtë rast, sepse për ta ndalur krimin dhe tregtinë e paligjshme është një kompetencë tipike për një shtet sovran”, kishte shkruar Dalipi.
Të tjera
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...