Lajme

562 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 20 October 2021

Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një rast të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe për 17 raste të reja pozitive me këtë virus.

Ndërkohë që në vend prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të dhënat:

-Advertisement-

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera