Ramush Haradinaj për dy operacionet e fundit të policisë: Po bëhen për ta dorëzuar Veriun
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 19 October 2021
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dy operacionet e fundit nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Haradinaj tha në Kuvend se pas këtyre dy aksioneve, ka ndodhur përkeqësim i gjendjes dhe dobësim i shtetit ligjor.
“Besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta jepin këtë vlerësim. Pas dy herë që ka operuar policia e Kosovës në veri të vendit, kemi dalë më të dobët. Herën e parë na është mbajtur policia peng në pikat doganore, edhe një i sëmurë polic nuk ka mundur të bartet dhe të shkojë në spital. Herën e dytë policia jonë ka arritur mjaftueshëm të jetë në konflikt me grupe kriminale, operacioni blic me ndodh në shpejtësi me u kthy dhe me e lënë terrenin në dorën e kriminelëve. Po bëhet qëllimshëm me e dorëzua veriun, është projekt diku. Nuk e di pse ndodh kështu, ata që merren me këtë e dinë që Kosova është me dobët në veri pas këtyre dy operacioneve. Kërkoj sqarim të detajuar pse duhet të dobësohet shteti ligjor në veri, pas këtyre proceseve që i kemi kaluar. Pasi që iu paguhet rryma në veri, pse duhet policia të mbahet peng prej grupeve kriminale, pse duhet të merremi vesh me ata për t’u tërhequr. Pse kur shkojmë të operojmë përballemi me ta”, tha Haradinaj. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...