Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 15 October 2021
Katër raste të dhunës kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Rastet e dhunës kanë ndodhur 3 në rajonin e Prishtinës, dhe një ka ndodhur në rajonin e Mitrovicës.
Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur ndërmjet vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndie trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësorë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti tjetër është raportuar nga një femër e cila ka thënë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si dhe palët janë intervistuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti tjetër është raportuar nga një femër nga Fushë Kosova ku ka thënë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Infokus.
Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ku si pasoj ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është intervistuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti i dhunës në familje në Mitrovicë është raportuar nga një femër e cila tha se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...


































