Lajme

Mehaj: Personeli ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes 100 përqind i vaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 09 October 2021

Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se personeli ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, është 100 përqind i vaksinuar, ndërkaq ai i Forcave të Sigurisë së Kosovës 99 përqind.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve.

“Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë; Nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”; Nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë, me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Për të gjitha këto, secili zyrtar dhe ushtarak, sipas Mehajt, ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1 përqind i mbetur që pritet ta realizojë në ditët në vazhdim.

“Të gjithëve ju uroj shëndet të plotë dhe vazhdojmë me detyrat tona në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë! Kurse, ju qytetarë të dashur, përkundër që numri i rasteve ka rënë, mos harroni të mbani maskat, respektoni distancën dhe mbani higjienën!”, ka vazhduar Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera