Kulturë

​Caktohet qyteti ku do të organizohet “Eurosong 2022”

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 08 October 2021

Torino do të presë edicionin e 66 -të festivalit të këngës “Eurovision Song Contest”.

Qyteti italian ka fituar garën nga 16 vende të tjera, ku mund të mbahej koncerti më i rëndësishëm i këngës në kontinent.

Finalja e Madhe do të mbahet në “PalaOlimpico” më 14 maj ndërsa gjysmëfinalet më 10 dhe 12 maj.

-Advertisement-

“Siç e pamë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 2006, PalaOlimpico tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një event të këtij niveli dhe ne na ka lënë shumë përshtypje entuziazmi dhe angazhimi nga qyteti i Torinos, i cili do të mirëpresë mijëra dashamirës të festivalit majin e ardhshëm”, tha drejtori ekzekutiv i “Eurosong”, Martin Österdahl.

Ashtu siç është në traditën e festivalit, mbetet për t’u parë si do të prezantohet Torino, përmes klipeve dhe videove prezantuese, që janë pjesë e programit.

Zitti e Buoni arriti të rrëmbejë trofeun në “Eurosong-un” e kaluar në Rotterdam./tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera