Lajme

Ua vidhte paratë pacientëve të vdekur nga Covid-19, dënohet infermerja shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 05 October 2021

Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021.

-Advertisement-

Ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga virusi. Hetimi provoi se e reja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm, përmes kartës së pacientit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera