Lajme

Pesëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rënduar shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 04 October 2021

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 176 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit të datës 4 tetor nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 176 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 122 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

-Advertisement-

Klinika Infektive, 36 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Pejës, 26 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera