Sport

Lushtaku tregon çelësin e suksesit me Drenicën në këtë fillim sezoni, zbulon edhe objektivin e klubit

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 30 September 2021

Skuadra e Drenicës e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ pas shtatë xhirove kryesojnë Superligën me 14 pikë, duke regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Lidhur me startin e mirë te ekipit nga Skenderaj, Gazeta inFokus, ka realizuar një intervistë të shkurtë me trajnerin e kësaj skuadre, Tahir Lushtakun.

-Advertisement-

Tekniku drenicas ka thënë se çelësi i suksesit të këtij fillimi të mbarë janë ndryshimet në klub, ardhja e kryesisë së re, mbajtja e futbollistëve kryesor dhe puna e madhe që po bëhet çdo ditë te klubi i Drenicës.

“Pas ndryshimeve në klub, ardhja e kryesisë së re, ndërrimi i stafit dhe ruajtja e shumë futbollistëve që kanë pas barrën kryesore tek Drenica këto vitet e fundit, edhe pse ndoshta nuk kemi arrit shumë transfere që kemi pasur dëshirë t’i transferojmë për shkak edhe te faktorit financiar, por prapë se prapë jam i kënaqur me këtë grup të lojtarëve. Çelësi kryesor i këtyre rezultateve është puna e palodhshme e gjithë stafit tim dhe futbollistëve, sepse qysh nga dita e parë jemi dakordu që vetëm me punë dhe disiplinë të arrijmë rezultate. Ne besoj që funksionojmë si grup, nuk varemi nga individët, por kryesisht ne funksionojmë si grup dhe besoj të gjitha këto rezultate që i kemi arritur dhe pikët e fituara e pozita në tabelë janë arritur me meritë, besoj kemi mundur të kemi edhe më shumë pikë sikur të ishim më të vëmendshëm”, deklaroi Lushtaku për Gazetën inFokus.

Me pas ai foli edhe për objektivat e klubit, ku zbuloi se synimi i Drenicës është Kupa, nga ku edhe kërkojnë daljen në Evropë.

”Djemtë po tregojnë karakter të fort. Jemi rritur si individ dhe si ekip, besoj që do të na u shpaguhet mundi dhe puna e madhe që po bëjmë, që te kemi suksese dhe të jemi në pjesën e epërme të tabelës. Ne nuk do te kënaqemi me këto rezultate dhe do ta ulim kokën dhe te jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një dhe synim kemi Kupën, sikurse çdo vit që përmes saj të tentojmë Evropën”, përfundoi Tahir Lushtaku.

Drenica në 7 ndeshjet e para ka arritur t’i mposhtë Dukagjinin, Prishtinën, Ulpianën dhe Malishevën, kurse ka barazuar me Gjilanin e Llapin, ndërsa ka humbur nga Drita./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera