Lajme

Miratohet teksti mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 30 September 2021

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë nënshkruar Urdhrin për miratimin e tekstit mësimor për diasporën ‘’Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

Nga pala e Kosovës ky urdhër është nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ndërsa nga pala e Shqipërisë është nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Sipas tyre, teksti i cili është renditur i pari në listën fituese të konkursit për tekstin mësimor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, është teksti i përbashkët i shtëpisë botuese “Albas” (Shqipëri) dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” (Kosovë).

-Advertisement-

“Ky tekst do të përdoret për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera