Asnjë i dënuar për djegien e pikave kufitare në veri
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 30 September 2021
Shefi i qeverisë, Albin Kurti, po thotë se njësitë speciale policore, janë në Jarinjë e Bërnjak me qëllim që të parandalohet skenari i vitit 2011, kur të dyja pikat kufitare ishin bërë shkrumb e hi.
Por, ani se merren si shembull që duhet shmangur me çdo kusht, as 10 vjet pas zjarreve në kufi, nuk është se u dënua dikush nga piromanët.Për më tepër, drejtësia nuk u vu në vend as për vrasjen e pjesëtari i njësitit të atëhershëm ROSU, Enver Zymberi, i cili u qëllua me snajper në kokë, deri sa po shkonin drejt pikës kufitare 31-Bërnjak, për ta marrë në kontroll.
Megjithëse hetime, aktakuza e procese gjyqësore zgjatën me vite, vrasësi nuk u gjend asnjëherë!Për t’i rënë në cak këtij rasti, që në gusht 2011, 1 muaj pas ekzekutimit, nisën ndjekjet penale.Radovan Radiq e Milovan Vlashkoviq ishin të dyshuarit për të cilët disa herë radhazi, policë, gjyqtarë e prokurorë, u detyruan të dalin në mes Varagës e Zupçit për ta rikontruuar vrasjen.
Pas apelit të vendimit, në shtator 2016 nisi rigjykimi i cili në nëntor të të njëjtit vit serbëve iu dhanë dënime me kusht, asnjërit për veprën penale vrasje, por pengim i personit zyrtar në bashkëkryerje të detyrës zyrtare.Të dyshuar tjerë në këtë rast ishin edhe Radomir Kasaloviq e Sllobodan Sovrliq. Këtë të fundit e liruan plotësisht nga akuzat e Kasaloviqin e dënuan vetëm 1 vit me kusht pasi i njëjti ishte parë nga policët kosovarë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit ishin besuar nga gjykata.Në të dy proceset vendimet merreshin nga gjyqtarë të EULEX-it.Organet e drejtësisë kosovare nuk iu ranë në cak kurrë as Radomir Bozhoviq e Dushan Jovanoviq.Ndërkohë, i pazbardhur ka mbetur edhe rasti i vrasjes së doganierit nga Lituania, Audrius Shenaviçius. Ai mbeti i vdekur në afërsi të Zveçanit, pas një sulmi ndaj një ekipi të EULEX-it që po udhëtonte për në Jarinjë, në 19 shtator 2013.Meqë drejtësia ende nuk e ka kryer punën e vet, misioni i sundimit të ligjit sivjet e ka rritur shpërblimin në 82 mijë euro për këdo që bashkëpunon në zbardhjen e këtij rasti.
Të tjera
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...