Sport

Busquets tregon se a do të shkarkohen Koemani pas humbjes nga Benfica

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 29 September 2021

Skuadra e Barcelonës e ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blugranët’ kësaj radhe kanë pësuar disfatë në udhëtim te Benfica me rezultat të thellë 3-0.

Pas ndeshjes mesfushori i katalunasve, Sergio Busquets, është pyetur nga gazetarët se a mund të shkarkohet trajneri, Ronald Koeman pas kësaj humbje.

-Advertisement-

Futbollisti i kombëtares ka thënë se përgjegjës janë të gjithë, e jo vetëm trajneri.

“Është e lehtë të shkarkosh trajnerin. E vërteta është se ne të gjithë jemi përgjegjës për këtë situatë. Dhe është situatë kritike, të jem i sinqertë”, tha shkurtimisht Busquets.

Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet e fundit në Grupin E me 0 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera