Lajme

Gjendja në veri, AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 27 September 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shkak të gjendjes në veri të vendit, kërkon të thirret seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se do të kërkojnë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Kjo kërkesë, vjen pas paralajmërimit se KFOR-i mund të ndërhyjë për të zhbllokuar rrugët që qojnë për në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat u bllokuan nga serbët për shkak të pakënaqësisë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera