Sport

A do të ftohet Edon Zhegrova nga Kosova për ndeshjet e tetorit? Flet Muharrem Sahiti

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 22 September 2021

Sulmuesi i Baselit, Edon Zhegrova, në një prononcim për Gazetën inFokus ka deklaruar se e ka kaluar plotësisht lëndimin dhe të dielën do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Zurichit, shkruan Gazeta inFokus.

Zhegrova pikërisht për shkak të lëndimit të pësuar gjashtë javë me parë, mungoi në tri ndeshjet që kombëtarja e Kosovës i zhvolli në muajin shtator.

Gazeta inFokus ka pyetur drejtorin e kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, se a do të ftohet talenti prishtinas për dy takimet e muajit tetor.

-Advertisement-

Sahiti ka thënë se Zhegrova është shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës, por se a do të ftohet apo jo do të vendos trajneri Bernard Challandes.

“Zhegrova është shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës. Në muajin e kaluar ka qenë i lënduar. Tash pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit. Normalisht se vendos selektori se kush do të jetë i ftuar”, ka deklaruar Sahiti.

Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar rregullisht nga Kosova, pavarësisht se nuk ka pasur gjithmonë minuta të mjaftueshëm./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Edon Zhegrova tregon se kur do të kthehet nga lëndimi, flet edhe për kombëtaren e Kosovës 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera