Lajme

Covid ka “vrarë” më shumë amerikanë se gripi spanjoll!

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 21 September 2021

Pavarësisht zhvillimit të madh te mjekësisë e shkencës, sot rezulton se Covid 19 ka vrarë më shumë amerikanë se gripi spanjoll i 1918-tës. Pohimi i zymtë vjen në kohën kur SHBA përballet me një valë të katër të sëmundjes, të nxitur prej variantit tejet infektues Delta. Universiteti Johns Hopkins njoftoi

675,722 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të pandemisë. Gripi që nisi në vitin e fundit të luftës së parë botërore, mori jetët e 675,000 amerikanëve.

Llogaritet që gjithsej, 50 milionë vetë të kenë vdekur në të gjithë boten nga gripi spanjoll, i cili në fakt origjinën nuk e pati në Spanjë, por i mbeti ky emër për shkak të mbulimit të gjerë që i bënë sëmundjes gazetat spanjolle të kohës.

-Advertisement-

Këto shifra, e bëjnë atë gripin më vdekjeprurës në historinë e njerëzimit, sipas epidemiologëve. Deri tani, vdekjet nga Covid në mbarë botën janë rreth 4.7 milionë. Por Amerika numëron rreth 14% të këtyre jetëve të shuara prej sëmundjes, më shumë se cdo vend tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera