Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës: Sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor kur do të jetësohet?

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 19 September 2021

Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar dje puntorinë “Sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor – kur do të jetësohet?”.

Kjo punëtori po organizohet nga Sindikata e Policisë së Kosovës dhe fondacioni “Friedrich erbert Stiftung” në partneritet me sindikatën dhe shoqërinë civile, transmeton Indeksonline.

Përkundër që ligji për Sigurime Shëndetësore është aprovuar në vitin 2014 në Kuvendin e Kosovës, ai ende nuk është në zbatim.

-Advertisement-

Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor, aksidental dhe jetësor, po ashtu nuk është rregulluar me ligj pensionimi i parakohshëm si dhe ai invalidor. Me gjithë premtimet, asnjë qeveri deri më tani nuk e ka jetësuar këtë ligj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera