Lajme

Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 15 September 2021

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i specializuar Jack Smith, i akuzuari Mustafa ka deklaruar se e kupton natyrën e akuzës, por nuk ka asgjë të vërtetë në të, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mustafa është deklaruar i pafajshëm sërish dhe ka thënë se nuk është fajtor për asnjë nga pikat me të cilat e ngarkon prokuroria.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

Ndryshe, më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

I njëjti ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera