Frika mbi fruthin, SHBA pezullon futjen e afganëve
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 12 September 2021
Uashingtoni thotë se ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostikuara me sëmundjen ngjitëse virale atë të fruthit, në mesin e disa afganëve të evakuuar, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”.
Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik.
Agjencia “Associated Press” raportoi se pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.
Më herët të premten, Shtëpia e Bardhë tha se 32 shtetas të tjerë amerikanë si dhe banorë të përhershëm kanë lënë Afganistanin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Emily Horne tha se 19 ishin larguar me një avion të kompanisë “Qatar Airways” dhe 13 të tjerë nga toka. Ky është fluturimi i dytë me të evakuuar që lejohet nga talebanët që kur trupat amerikane u larguan përfundimisht nga Afganistani.
“Evakuimet e sotme demonstrojnë ndihmën që po u japim amerikanëve, me mundësi të qarta e duke u garantuar siguri për të lënë Afganistanin në mënyra të ndryshme”, tha zonja Horne përmes një deklarate.
Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter, tha se Shtetet e Bashkuara ofruan vende në avion, në fluturimin e ditës së premte për 44 shtetas amerikanë, por jo të gjithë zgjodhën të udhëtonin shtoi ajo.
Sipas zonjës Porter rreth 100 qytetarë amerikanë vazhdojnë të jenë ende në Afganistan.
Të enjten, talebanët lejuan fluturimin e parë çarter të Katarit prej aeroportit të Kabulit, fluturimi i parë me të evakuuar që u ngrit që kur Shtetet e Bashkuara përfunduan operacionin e tyre ushtarak në Afganistan më 31 gusht
Të tjera
-
Lumturije Vuçetaj emërohet Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Pejës
Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokur...
-
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në...
-
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuuan edhe këngëtarët e gastronomia
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur...
-
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër...
-
Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me...
-
Petrit Kryeziu zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren
Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Priz...
-
“Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025” – Hovenier bën adresimin e fundit për kosovarët
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara...
-
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për vendosjen e sanksioneve shte...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 5 personave, dyshohet se i vrạnë 6 civilë shqiptarë – njërin e dọgjën për së gjalli
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku...
-
Mungesa e rrymës “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami i reagon kryeshefit të KOSTT: Mjaft më me tallje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kry...
-
Ja çfarë tha Kurti sot në Qeveri për terrin energjetik
Kryeministri Kurti e ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatë...
-
SPAK del me njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kallëzuesin anonim
Një ditë pasi Erion Veliaj u mor në pyetje për 5 orë nga Prokurorët e Posaçëm...