Lajme

Si mund të aplikojnë lehonat për mbështetje financiarë nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 10 September 2021

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për fillimin e pagesave për Lehonat.

Qëllimi i kësaj është forcimi i pozitës financiare të gruas në shoqëri, e cila rrjedhimisht përkthehet në rritje të mirëqenies e barazisë shoqërore.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

-Advertisement-

Aplikimi duhet të bëhet përmes platformës E-Kosova.

Këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj.

Gradualisht, me fillim nga Janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Ndërsa, nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 Gusht 2021 mund të aplikojnë për mbështetje duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike eKosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës.

Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera