Sport

​Programi i ndeshjeve të futbollit për ditën e sotme, Shaqiri mund të debutojë me Lyon

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 27 August 2021

Përveç që do të mësojmë skuadrat në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe në atë të Konferencës, disa nga ligat më të mëdha evropiane do të rikthehen sot me disa ndeshje interesante.

Në Ligën 1 të Francës do të zhvillohet ndeshja mes Nantes dhe Lyon, takim ky në të cilin mund të debutojë ylli me prejardhje kosovare Xherdan Shaqiri, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Bundesliga gjermane do të vazhdojë me ndeshjen e parë të xhiros së tretë të këtij sezoni, ku Borussia Dortmundi e pret në shtëpi skuadrën e Hoffenheim.

-Advertisement-

Në anën tjetër, kampioni i Serie A Interi do të vazhdojë mbrojtjen e titullit të Serie A, ku sot është mysafirë i skuadrës së Hellas Verona.

Programin e plotë të ndeshjeve nga top ligat evropiane e gjeni më poshtë.

Liga 1 e Francës

21:00 Nantes – Lyon (Stadiumi La Beaujoire)

Bundesliga gjermane

20:30 Borussia Dortmund – Hoffenheim (Stadiumi Signal Iduna Park)

Serie A

18:30 Udinese – Venezia (Stadiumi Dacia Arena)

20:45 Verona – Inter (Stadiumi Marc’Antonio Bentegodi)

La Liga spanjolle

20:00 Mallorca – Espanyol (Stadiumi Visit Mallorca)

22:15 Valencia – Alaves (Stadiumi Mestalla)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera