Sensorët nuk do të lejojnë nisjen e makinës, nëse je i dehur në timon
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 29 July 2021
Një shpikje e rëndësishme në parametrat e sigurisë për makinat synon të shpëtojë pothuajse 10 mijë jetët që humben që çdo vit në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngarjes së makinës në gjendje të dehur. Për më tepër njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh
Shumica e njerëzve nuk mendohen shumë kur ulen në timon. Thjesht ndezin makinën dhe fillojnë udhëtimin.
Por, kjo nuk do të ndodhë më nëse janë të dehur. Një parametër i ri sigurie që po zhvillohet për makinat, përdor ajrin dhe sensorë me prekje për të matur nivelin e alkoolit në gjakun e shoferit. Nëse rezulton mbi nivelin e lejuar me ligj, makina nuk do të niset.
Sensorët për frymën, të integruar në pjesë të ndryshme të makinës, marrin nga frymëmarrja e shoferit.
Duke përdorur rreze infra të kuqe, sistemi mat përqindjen e alkoolit dhe dioksidit të karbonit në frymëmarrjen e shoferit.
Sistemi i sensorëve me prekje të pozicionuar në butonin e ndezjes ose në timon, lexon nivelin e alkoolit nën lëkurë nëpërmjet projektimit të një rrezeje infra të kuqe në gishtat e shoferit.
Programi i quajtur DADSS gëzon mbështetjen e disa kompanive kryesore të prodhimit të automjeteve dhe synon të ulë numrin prej rreth 10 mijë viktimash të shkaktuara çdo vit nga dhënia e makinave në gjendje të dehur në Shtetet e Bashkuara.
“Është objektivi ynë kryesor me këtë program – të eliminojmë çfarë mund të parandalohet dhe bashkë me to edhe dhimbjen pasuese për familjarët”, thotë Robert Strassburger, ekspert i sigurisë së makinave.
Virxhinia u bë shteti i parë amerikan ku u testua sensori për frymëmarrjen dhe u mblodhën reagime nga pjesëmarrësit.
“Kur e pamë si ekip teknologjinë, u bë shumë e qartë për mua se kjo teknologji kishte mundësinë e ndikimit që pati vendosja e rripit të sigurimit”,- thotë George Bishop, nga Departamenti i Automjeteve në Virxhinia.
“Kam vetëm një fëmijë, një djalë. Dhe kjo më jep shpresë të madhe për të ardhmen, se djali im do të jetë në gjendje të jetojë në një botë pa shoferë në gjendje të dehur”,- thotë zoti Bishop.
Është kjo shpresë që i shtyn studiuesit të sjellin këtë teknologji në treg./voa/

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...































