Nokia synon ringjalljen me të pashkatërrueshmin XR20 dhe rilindjen e 6310
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 28 July 2021
Prodhuesi i telefonave Nokia prezantoi së fundmi dy versione, përfshirë këtu një telefon në gjendje që të mbijetojë dhe funksionojë në kushtet më ekstreme të motit.
HMD Global tha se telefoni Nokia XR20 është telefoni më i fortë që është prodhuar ndonjëherë. Pajisur me një ekran mbrojtës Gorilla Glass Victus, ai është në gjendje që t’u rezistojë gërvishtjeve dhe përplasjeve nga një lartësi deri në tre metra.
Nokia është marka e famshme se blihet nga të apasionuarit e sporteve ekstreme dhe punonjësit e ndërtimit për shkak të rezistencës që ka, por me XR20, kompania HMD Global thotë se synon një treg më të gjerë e të përgjithshëm.
Në një spot të shkurtër tregohet një grua që i hedh kafen përsipër dhe më pas e lan në kuzhinë. Në pas një vajzë e hedh në rrugë, para se të marrë dhe e hedh sërish dhe telefoni është sërish i pagërvishtur.
HMD Global thotë se Nokia XR20 mund të qëndrojë për një orë në ujë dhe sërish të funksionojë, si dhe të jetë funksional edhe në kushtet më ekstreme të motit, që nga 55 gradë celciues deri në -70 gradë celcius.
Përveçse është i pashkatërrueshëm, telefoni i ri ka edhe teknologjinë 5G, një kamera kryesore prej 48 megapixel dhe kamera ballore 13 megapiksel me dopiolente dhe vjen me dy ngjura, të zezë dhe blu.
Përveç XR20, HMD Global prezantoi edhe versionin “e rinuar” të Nokia 6310, prodhuar për herë të parë në vitin 2001. Versioni i ri suporton vetëm teknologjinë 2G, por ka kamera dhe një mundësi përdorimi edhe me tastierë, edhe me prekje në ekranin që zë gjysmën e pjesës së përparme të tij.
HMD Global synon që me Nokia XR20 të rrisë peshën e saj në tregun e telefonave inteligjentë, ku për vitin 2020 zinte vetëm 0.6 për qind të këtij tregu, një zhdukje katastrofike në krahasim me 15 vite më parë, kur zotëronte deri në 70 për qind të të gjithë tregut të telefonave celularë në botë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...