Këshilltarja e Pecit, nxehet për 80 mijë euro pije
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 12 July 2021
Këshilltarja e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, Flutura Mustafa nuk e ka pritur aspak mirë raportimin se ministria ku është angazhuar para pak kohësh, ka planifikuar të shpenzojë 80 mijë euro për pije.
Edhe pse mbanë pozitë të lartë, ajo duket se nuk e ka idenë që në institucionin e udhëhequr nga Peci procedurat e prokurimit për të bërë blerjet kanë filluar.
Gazeta Infokus ka raportuar gjatë ditës për këtë rast duke iu referuar dosjes së tenderit të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.
“Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së”, pritet t’i kushtoj kësaj ministrie rreth 80 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Lexo edhe: Në ministrinë e Faton Pecit kërkojnë 80 mijë euro pije
Por një gjë të tillë këshilltarja e Pecit, Flutura Mustafa e quan të pavërtetë.
“Duke u nisur nga disa shkrime dhe publikime tendencioze në portale pa reputacion si dhe deklarata të disa deputetëve në lidhje me shpenzimet për pije të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më lejoni që t’iu njoftoj se shpenzimet e Ministrit Faton Peci për dreka zyrtare dhe pije janë 0.00 euro”, ka thënë Mustafa.
Ajo madje ka deklaruar se Peci nuk i shfrytëzon as të drejtën që i takon me ligj për reprezentacion mujor në vlerë prej 500 euro.
“Se Ministri Faton Peci nuk është ithtar i shpenzimeve të panevojshme e dëshmon edhe mos-shfrytëzimi i së drejtës për reprezentacion mujor në vlerë prej 500 euro, e drejtë kjo që i takon me ligj”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, redaksia e Gazetës Infokus, i rekomandon këshilltares Mustafa që të këshillohet me zyrën e prokurimit për procedurat e zhvilluara deri më tani.
Në njoftimin për kontratë është paraparë që operatori ekonomik të sjell 10 artikuj të pijeve të ndryshme për nevojat e Ministrisë.
Operatori ekonomik do të merr parasysh çmimet më të favorshme ekonomike por se në total janë paraparë shpenzimi i 80 mijë eurove./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...