Lajme

Në ministrinë e Faton Pecit kërkojnë 80 mijë euro pije

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 12 July 2021

Për një pazar interesant kanë nisur procedurat në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci.

“Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së”, pritet t’i kushtoj kësaj ministrie rreth 80 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin për kontratë është paraparë që operatori ekonomik të sjell 10 artikuj të pijeve të ndryshme për nevojat e Ministrisë.

-Advertisement-

Operatori ekonomik do të merr parasysh çmimet më të favorshme ekonomike por se në total janë paraparë shpenzimi i 80 mijë eurove, shkruan Gazeta Infokus.

Ministria e Bujqësisë ka paraparë edhe afatet kohore për procedim të këtij tenderi.

Afati i fundit për pranim të tenderëve apo aplikacioneve është 30 korriku. /Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera