Lajme

Dita Botërore e Refugjatëve shënohet me përurimin e Qendrës së rinovuar të Azilit në Vranidoll

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 18 June 2021

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të përurojnë sot Qendrën e Azilit e sapo rinovuar në Vranidoll.

Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes projektit rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”.

Ky aktivitet do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së./KP

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera