Agim Ademi mesazh homologut të tij danez për Eriksenin
Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 13 June 2021
Presidenti Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi drejtuar homologut të tij danez, Jesper Møller ka shprehur solidaritetin e tij dhe të komunitetit të futbollit të Kosovës ndaj futbollistit Christian Eriksen, i cili mbrëmë në ndeshjen Danimarkë – Finlandë në kuadër të Euro 2020, u rrëzua në fushë dhe për disa momente luftoi për jetë.
Fatmirësisht gjendja e tij tani duket se është stabilizuar dhe pritet që ai t’i rikthehet jetës normale. Në letrën e tij, presidenti Ademi uron që Eriksen t’i kthehet sa më parë pasionit të tij – futbollit.
Letra e plotë e presidentit Ademi drejtuar homologut të tij, Jesper Møller:
Bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua mbrëmë nga pamjet në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, kur Christian Eriksen u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Ai moment kritik për jetën e tij bëri që ankthi të na pushtojë të gjithëve, por njëherësh edhe na bashkojë në lutjet tona drejtuar Perëndisë për ta tejkaluar atë gjendje.
Fatmirësisht reagimi i stafit mjekësor, forca e tij për të luftuar për jetën dhe lutjet nga të katër anët e globit bën që Eriksen ta fitojë këtë betejë.
Tashmë kur vijnë lajme të mira nga stafi mjekësor që është nën përkujdesjen e Eriksenit, ne të gjithë ndihemi më të qetë dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me lojtarin, me shpresë dhe besim se së shpejti do t’i kthehet familjes së tij dhe futbollit edhe më i fortë.
Në emër të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë uroj që Eriksen sa më parë t’i kthehet normalitetit dhe pasionit të tij – futbollit, për ta ndihmuar kombëtaren e Danimarkës dhe klubin e tij në arritjen e objektivave.
Lutjet dhe mendimet tona janë me ty Eriksen!
Të presim edhe më të fortë!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...