Rrëfimi emocionues i Rufki Sumës për takimin e parë me ushtarët e NATO-s – Pse refuzoi të çarmatoset në ditën e çlirimit?
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 11 June 2021
Hani i Elezit është qyteti i parë në Kosovë i cili ka përjetuar ditën e paqes, ditën e çlirimit.
E sot mbas 22 viteve komandanti i UÇK-së, tani edhe kryetar i komunës së Hani të Elezit, Rufki Suma, kujton emocionet e para kur në Kosovë janë futur forcat e NATO-s.
Ai në një prononcim për Gazetën inFokus rrëfen çastet e gëzimit të 12 qershorit.
“Pas një lufte më tepër se një vit mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe pas gjithë asaj masakre dhe torture që bëri pushtuesi serbë është e pamundshme të thuhet që nuk ka pas emocione ditën e çlirimit sidomos ditën e hyrjes të forcave të NATO-s në Kosovë pasi ne ishim ushtarët e parë ku me 12 qershor në orët e hershme të mëngjesit u takuam me forcat e NATO-s pasi filluan helikopter. Pastaj këta helikopter transporter që transportonin tanke e kamionë tjera krahas tyre futeshin edhe forcat tokësore të NATO-s”, ka thënë Suma.
Ai gjithashtu tregon edhe momentet kur kanë kundërshtuar forcat e NATO-s dhe kanë refuzuar të heqin armët.
“Si zakonisht ne kemi qenë ushtarë të armatosur kemi ra në qytet edhe jemi taku me ta, por marrëveshja ushtarake që është nënshkruar në Kumanovë sipas gjitha gjasave është shkruar që forcë e vetme ushtarake do të jetë NATO-s dhe nuk do të lejohen forca të tjera të armatosura. Do të thotë ne nuk kemi pas informata të tjera sepse nuk kemi pas as televizion as radio kemi ra të armatostë”, ka rrëfyer komandanti i UÇK-së.
Ai për Gazetën inFokus ka treguar se pas bisedimeve me shtabin e tyre të përgjithshëm kanë rënë dakord që të vazhdojnë të paarmatosur.
“Kemi biseduar me shtabin tonë të përgjithshëm dhe nëse ata na thonë që duhet të jemi të armatosur ne ashtu do të vazhdojmë. Kështu që me NATO nuk kemi pas konflikt do të kemi pas dialog. Kemi pas vazhdimisht takime me NATO por të paarmatosur”, ka bërë të ditur Refki Suma.
E sot mbas 22 viteve ai është i dëshpëruar me drejtësinë.
Sipas tij sot në Kosovë do të duhej të që ata të cilët kanë luftuar për ta çliruar vendin të jenë në mesin tonë dhe të festojnë dhe kriminelët të jenë nëpër burgje.
“Fatkeqësisht po ndodh e kundërta, çlirimtarët po mbahen në burgje ndërsa kriminelët po mbahen të lirë. Dëshira e vetme do ishte që kriminelët të mbahen në burgje”, ka përfunduar Suma. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...