Zgjedhjet lokale, LVV pret ta ruaj frymën e zgjedhjeve parlamentare, LDK e AAK presin rikonfirmim të fuqisë në komuna
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 03 June 2021
Partitë politike janë duke u përgatitur për një tjetër proces zgjedhor pas atij të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Vetëvendosje po shkon drejt zgjedhjeve me entuziazmin e 14 shkurtit, kurse LDK e AAK presin që së paku të rikonfirmojnë komunat që kanë në qeverisje.
Deputeti i LVV-së, Agon Batusha thotë se kjo parti do të ketë fitore plebishitare në zgjedhjet lokale të këtij viti.
“Fryma e ndryshimit në nivelin nacional do ta përcjellë ndryshimin edhe në nivelin lokal. Zgjedhjet lokale nuk do të perceptohen më vetëm si zgjedhje lokale, por si pjesë e një ndryshimi të përgjithshëm”, deklaroi Batusha për RTV Dukagjinin.
Në anën tjetër, LDK-ja sipas zëdhënëses së kësaj partie pritet ta rikthejë fuqinë që kishte në komuna.
“Jemi shumë entuziastë se këto zgjedhje do t’ia rikthejnë fuqinë LDK-së për shkak të emrave që do të kandidohen në komuna e që së shpejti do t’i publikojmë”, deklaroi Sibel Halimi.
Ndërkaq Besnik Tahiri nga AAK, thotë se AAK pret që së paku t’i fitojë komunat që kishte fituar edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Por ai thotë se Aleanca pret fitore edhe në komuna tjera.
“AAK është në vlugun e saj më të lartë të punës sa i përket garës për zgjedhje lokale. Tanimë në shumicën e komunave ne kemi vendosur kandidatët dhe jemi shumë optimist se në këto zgjedhje jo vetëm që do të dalim fitues në komunat që kemi, por edhe në komunat tjera”, deklaroi Besnik Tahiri.
Pas takimeve me presidenten Osmani, LVV nuk tregoi ndonjë datë të preferuar për zgjedhjet lokale pos që thanë se “sa më shpejtë që mbahen, aq më mirë”. LDK e PDK ishin të mendimit se data 31 tetor do të ishte më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa nga AAK thanë që zgjedhjet të mbahen duke mos shkurtuar mandatin e kryetarëve aktual të komunave.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...