BE rrëzon AstraZeneca-n: “Nuk ia rinovojmë kontratën”!

Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 10 May 2021
“Për momentin, Komisioni Europian nuk e ka rinovuar kontratën aktuale për vaksinat anti-Covid të zhvilluar nga AstraZeneca, e cila skadon në fund të qershorit”, deklaroi komisioneri europian i tregtisë, Thierry Breton, lëvizje kjo që e çon në një tjetër nivel luftën e Brukselit me kompaninë britaniko-sudeze.
Muajin e kaluar, KE-ja ndërmori veprime ligjore kundër AstraZeneca-s, për të cilën tha se nuk kishte respektuar kontratën e furnizimit me vaksina anti-covid e nuk kishte një plan të qartë mbi afatet kohore të dorëzimit të dozave.
Firma e quajti të padrejtë këtë hap të bllokut dhe deklaroi se do ta mbronte me forcë veten në gjyq. BE-ja është ankuar prej kohësh se kontrata e firmosur 27 gushtin e 2020-tën e cila parashikonte blerjen e 300 milionë dozave të vaksinës, me opsionin që më vonë të shtoheshin edhe 100 milionë të tjera, për imunizimin e qytetarëve europianë, nuk po vihej në jetë.
Janarin e këtij viti, AstraZeneca e njoftoi BE-në se do të dorëzonte vetëm një të katërtën e dozave që prisnin të merrnin në mars. Kompania pretendoi se kishte hasur probleme në fabrikat e saj të prodhimit, por nga ana tjetër ajo vazhdoi të furnizonte me vaksina Mbretërinë e Bashkuar, çka ngjalli zemërimin e Brukselit, i cili përballëj sakaq me indinjatën e qytetarëve për ngadalësinë në fushatën e vaksinimit.

Të tjera
-
Muharremi: Gjasat janë më shumë që të shkojmë në zgjedhje ose LVV të dalë në opozitë
Analisti Shenoll Muharremi, ka analizuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë...
-
Moska dhe rajoni i saj u goditën gjatë natës nga dronë, në “një nga sulmet më të mëdha të Ukrainës ndaj Rusisë në tri vjet”
Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm të madh me...
-
Pranvera Hyseni vendos Kosovën në hartën e shkencës planetare
Pranvera Hyseni, astronomja shqiptare nga Kosova, po përfaqëson vendin në një...
-
44 vjet nga demonstratat studentore
Sot janë bërë 44 vjet nga demonstratat studentore të vitit 1981. Protesta ...
-
Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, sot seanca në Apelin e GJKKO
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sot lirimin nga qeli...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...
-
Miftaraj: Kosova s’ka resurse të cilat mund t’i hynin në dobi SHBA-së ose Evropës
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ...
-
Vizita e Mark Rutte në Kosovë, në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një v...
-
Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars
Një person është arrestuar pasi dyshohet për implikim në së paku shtatë raste...
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se vodhën xhamitë në fshatrat e Lipjanit
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë lidhje me disa raste të vjedh...
-
Shefi i NATO-s sot viziton Kosovën, pritet nga Osmani
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë sot ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...