Italia merr masa, 9 rajone në gatishmëri për rënien e raketës kineze. Në hartën e rrezikut edhe Shqipëria
Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 09 May 2021
Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje dhe janë mobilizuar për raketën kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe do të bjerë në tokë.
Kjo raketë që po bie prej 3 ditësh nga hapësira, parashikohet që të prekë tokën të shtunën vonë ose në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ndërkohë që hyri në atmosferën e planetit tonë ditën e djeshme. Mediat italiane publikuan edhe pamjet e para të raketës italiane pas hyrjes në atmosferë, imazh që është kapur nga një teleskop në Itali.
Askush nuk e di vendndodhjen e saktë se ku do të bjerë kjo raketë. Por ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e saj do të shpërbëhet në ajër. Ndërkohë që Mbrojtja Civile në Itali beson se pjesë apo mbetje të raketës hapësinore mund të bien në disa rajone të vendit.
Mediat italiane “Ansa” dhe “TgCom24” raportojnë se rajonet ku ka dyshime që pjesë të raketës mund të bien janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Sicilia dhe Sardenja. Ekspertët italianë kanë këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Autoritetet italiane po ndjekin në vijimësi se çfarë do të ndodhë me raketën, nëse do të shpërbëhet në atmosferë apo nëse do të ndryshojë trajektore. Ndërkohë, shumë institucione në Itali janë mobilizuar në këtë proces.
Këshilltari ushtarak i Kryeministrisë italiane, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Mbrojtja Civile, forcat zjarrfikëse, Forcat Ajrore dhe institucione të tjera po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre për t’u përditësuar lidhur me zhvillimet më të fundit nga trajektorja e raketës hapësinore.
Ndërkohë, Mbrojtja Civile ka udhëzuar qytetarët që të mos dalin në rrugë gjatë kohës kur pritet edhe rënia e raketës në tokë.
“Qëndroni në shtëpi, larg dyerve dhe dritareve. Nuk ka gjasa që pjesët e mbetura të shkaktojnë shembje të ndërtesave, e që për këtë arsye konsiderohen më të sigurta se vendet e hapura”, ka njoftuar Mbrojtja Civile.
Megjithatë, nuk dihet nëse raketa kineze e dalë jashtë kontrollit do të bjerë në Itali. Në hartën e shteteve të publikuar sot nga BBC ku mendohet rënia e këtij objekti ishte edhe Shqipëria. Në orët në vijim pritet të ketë një konfirmim më të saktë për vendndodhjen se ku do të rrëzohet raketa.
Të tjera
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...