Shefja e OBT-së: “Nuk duhet ta shënjestrojmë Kinën”
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 30 April 2021
Drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala u shpreh se vendet anëtare nuk duhet ta “shënjestrojnë” Kinën mbi çështjen e reformimit të organizatës.
Sipas agjencisë së lajmeve britanike “Reuters”, shefja e OBT-së i tha këto në një mbledhje të organizuar nga Komisioni Europian. “Duhet të lëmë Kinën të ndiejë se ajo nuk është shënjestër e reformës. Nëse Kina mendon se ajo është e vetmja (shënjestër), reforma e OBT-së do të hasë vështirësi të mëdha”, tha ajo, duke theksuar se përvojat e saja të mëparshme me Kinën janë shumë “konstruktive”.
Ngozi Okonjo-Iweala shtoi se nëse Kinës nuk do t’i lihet përshtypja që është në shënjestër të fuqive të tjera botërore, Pekini do të shfaqë më shumë vullnet për t’u bërë pjesë në reformat e tregtisë ndërkombëtare.
Drejtorja e OBT-së i tha këto në përgjigje të një nisme të ShBA-së, të BE-së dhe të Japonisë që synon ushtrimin e presionit ndaj Kinës për subvencionet e Pekinit ndaj ndërmarrjeve shtetërore.
Ndërsa, për këtë nismë të partnerëve tregtarë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në fillim të këtij muaji se pala kineze kurrë nuk do të pranonte akuza pa bazë. Sipas saj, pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, Kina ka mbajtur si gjithmonë premtimet e dhëna, duke mbrojtur sistemin shumëpalësh botëror.
“Fuqitë perëndimore janë hartueset kryesore të rregullave të OBT-së, të cilat kanë zakonin të pengojnë zhvillimin e vendeve në zhvillim në dobi të ruajtjes së ndikimit të tyre hegjemonist. Manipulimi i rregullave të lojës për të garantuar vetëm përfitim vetjak, është pabarazi e vërtetë që duhet reformuar”, tha Hua.
Të tjera
-
Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime rreth dyshimeve se disa qenë janë h...
-
KCSF lanson fazën e dytë të Programit EJA Kosovë dhe ndanë Çmimin për Demokraci 2023
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mbajtur sot ceremoninë e lan...
-
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndaj...
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...
-
Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fusho...
-
Gjykimi për krïme lufte, dëshmitari: S’muj as me përshkru se çfarë tmerri ka ndodh atë ditë
Në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Shefqet B...
-
Në Rusi shënohet ditëlindja e Navalnyt pavarësisht paralajmërimeve zyrtare
Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kr...
-
Kurti: Mimoza Kusari s’është në VV, edhe po të ishte, VV ka komisione, kryetari s’është diktator
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur para gazetarëve, ku është p...
-
Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i ka...
-
Raportet me Osmanin, Kurti: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme
Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vj...
-
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit...
-
Kurti për përgjimin ku është implikuar Kusari: Qytetarët e kanë të qartë pse Radojiçiq iku e dikur ishte në kryeministri
Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publ...