Albin Kurti nuk e ka sefte që paguan miliona për rrymën e serbëve në veri
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 29 April 2021
Nuk është hera e parë që në mandatin e Albin Kurtit si kryeministër paguhen miliona euro për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në komunat veriore të Kosovës.
Saktësisht një vit më parë, Albin Kurti si kryeministër i Kosovës kishte ndarë 10 milionë euro për këtë qëllim, edhe pse kishte dëshmi se qytetarët e Zubin Potokut, Zvecanit Leposavicit e Mitrovicës së Veriut paguanin për rrymën e shpenzuar tek kompania serbe “Elektroprivreda serbije”, nëpërmjet “Elektrokosmet”.
Gazeta Infokus kishte raportuar me 30 prill të vitit të kaluar për këtë rast.
Megjithatë, të mërkurën me 28 prill deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vendosën të ndajnë edhe 11 milionë euro të tjera për të paguar rrymën që qytetarët serb e shpenzojnë në këtë pjesë të Kosovës.
Sipas këtij vendimi kjo pagesë do të bëhet përmes KOSST-it që është Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës.
Kjo formë e pagesës, edhe pse u tha se nuk do ta ngarkoj buxhetin e shtetit dhe shmangë vendimin direkt që qeveria të paguaj për rrymën e shpenzuar në veri, sipas njohësve të fushës është pagesë nga taksat e qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës, të cilët janë të rregullt me kryerjen e obligimeve ndaj furnitorit me energji.
Ndryshe nga tani kishte vepruar në mandatin e tij të parë kryeministri Kurti.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 10 milionë eurosh, e cila shumë është siguruar për furnizimin me energji elektrike të veriut”, kishte konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai kishtë thënë se humbjet e shkaktuara të energjisë elektrike nga mospagesa e serbëve në komunat veriore, do të vazhdojnë të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe për këtë Qeveria ka ndarë 10 milionë euro.
Ky vendim ishte vazhdimësi e veprimeve të qeverisë Haradinaj, që kishte paguar njëjtë pas konstatimit nga Avokati i Popullit që qytetarët po ngarkoheshin me pagesa shtesë në faturat e rrymës për të mbuluar mospagesën e energjisë në komunat veriore.
Nga përfundimi i luftës, energjia elektrike e konsumuar nga serbet e veriut, fillimisht është paguar nga fondet e BE-së e nga shpallja e pavarësisë këtë e kanë paguar qytetarët e Kosovës.
Në faturat e tyre është ngarkuar edhe shpenzimi i serbeve të veriut.
Në vitin 2017 kur kjo temë u skandalizua dhe pati reagime të mëdha të organizatave jo qeveritare, mediave dhe qytetarëve, pagesa u hoq nga faturat e pjesës tjetër dhe e mori përsipër qeveria ta paguajë nga buxheti i shtetit.
Mirëpo tani e njëjta energji e konsumuar nga banoret e veriut të Mitrovicës del se paguhet dyfish.
Gazeta inFokus raportoi se inkasimi në veri bëhet nga një kompani serbe dhe të njëjtën energji e paguan edhe buxheti i shtetit.
Ndërkaq në të njëjtën kohë inkasimin atje është duke e bërë kompania serbe “Elektroprivreda serbije”, nëpërmjet “Elektrokosmet”.
E pas ndarjes së sërishme të 11 milionë eurove edhe në mandatin e qeverisë Kurti II, reagimet ishin të shumta kjo sepse pikërisht partia që ka marrë pushtetin ishte kundër pagesës së kësaj kostoje të energjisë në veri.
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas raportimeve se deputetët e VV-së e propozuan dhe e votuan këtë vendim duke i quajtur lajme të rreme.
Po ashtu një reagim pati edhe deputeti tjetër i VV-së në këtë komision, Armend Muja i cili ka fajësuar opozitën që sipas tij kërkuan që pagesën e shpenzimeve të energjisë ta bëjë qeveria.
“Demant: portalet pro-establishment po qarkullojnë një lajm të pavërtete se kinse me propozim të Armend Muja dhe Mimoza Kusari Qeveria do të paguaj faturat e rrymës në veri. Ne fakt është e kunderta – ishte opozita që kërkonte që Qeveria të paguaj. Në Kuvend ka kaluar propozimi që 1) shpenzimet për devijim të energjisë paguhen nga mjetet vetanake të Kostt dhe (2) Qeveria del me plan veprimi për inkasim të faturave në afat prej 6 muaj”, ka thënë Muja në këtë reagim./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...
-
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, t...