Lajme

Mbi 10 mijë qytetarë të Prishtinës subvencionohen me 50 euro

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 22 April 2021

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se në dhjetor dhe janar janë subvencionuar 10 mijë e 320 qytetarë të cilët kanë kalua Covid-19 me nga 50 euro.

Sipas tij, kjo në shumë totale mbërrijnë shifrën prej 652 mijë e 750 eurove, duke shtuar që brenda një jave do të fillojë rialokimi i mjeteve të tjera.

“Kemi diskutuar edhe me Thesarit dhe janë shumë afër që të nënshkruhet nga drejtori i Thesarit pastaj të përcillet bartja deri te ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe pastaj fillon menjëherë rialokimi i këtyre mjeteve, por besoj që brenda një jave përfundon krejt procedura. Me pagesa kemi filluar që në dhjetor të vitit të kaluar. Në dhjetor dhe janar janë subvencionuar 10 mijë e 320 qytetarë në shumë totale prej 652 mijë e 750 eurove”, ka deklaruar Nushi.

-Advertisement-

Sipas tij, aplikimi i qytetarëve të infektuar me Covid-19 është i hapur gjatë tërë vitit dhe që të gjithë do të subvencionohen me nga 50 euro.

“Pjesa tjetër e qytetarëve do të vazhdojë të subvencionohet sapo të përfundojë bartja e pjesës së mjeteve nga viti i kaluar në thesar. Aplikimi i qytetarëve të infektuar me Covid është i hapur gjatë tërë vitit dhe që të gjithë do të subvencionohen qoftë me 50 euro”, ka thënë ai.

Mes tjerash, ai shtoi se deri më tani janë subvencionuar 933 biznese në vlerë prej 1 milion e 71 mijë e 320 eurove, ku do të vazhdojë edhe subvencionimi i 4 000 bizneseve të tjera, raporton EO.

“Procedura e njëjtë edhe për biznese vlen siç ka vlejtur edhe për personat e infektuar me Covid-19. Edhe për biznese kemi filluar pagesa gjatë vitit të kaluar. Deri më tash gjithsej i kemi subvencionuar 933 biznese në vlerë prej 1 milion e 71 mijë e 320 eurove. Vazhdon edhe subvencionimi i 4 000 bizneseve të tjera”, ka shtuar nënkryetari Nushi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera