“Spiunët” e Edi Ramës që e vëzhgonin Hashim Thaçin e Kadri Veselin (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 18 April 2021
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin kanë qenë nën llupë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, e udhëhequr nga Edi Rama.
Në dosjen sekrete të publikuar ditë më parë nga mediet në Shqipëri del se Thaçit e Veselit i ishte caktuar nga një “spiun”, apo patronazhist sic figuron në dosje, që grumbullonte të dhëna për cdo aktivitet të tyre, shkruan Gazeta Infokus.
Emrat e tyre gjenden bashkë me shumë personazhe publike, sipas raportimit që i kanë bërë patronazhistët e Partisë Socialiste në Database që përdoret për fushatën e 25 Prillit, ku janë edhe të dhëna konfidenciale që disponohen nga institucionet shtetërore.
Për “spiunimin” e Thaçit, sipas të dhënave në databazën e PS-ë, ishte i angazhuar patronazhisti Gentjan Thaka, ndërsa Kadri Veselin e kishte nën llupë Pamela Naska.
Në preferencat politike të tyre, patronazhistët kishin gjetur se Thaci e Veseli kishin preference të ndryshme.
Derisa për ish-Presidentin Thaci kishin shkruar se voton për Partinë Socialiste, për Kadri Veselin ishte shkruar se është simpatizant i LSI-së, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas databazës së siguruar nga Lapsi. al, ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit qytetarë, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.
Arsyeja përse, Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin figurojnë në databazat e shtetit Shqiptarë, është se të dy posedojnë pasaporta shqiptare./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...