Vazhdon rënia e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, pak para lirimit të masave
Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 14 April 2021
Sot në Kosovë janë shëruar edhe 1009 pacientë me koronavirus, shifër kjo rekord që nga fillimi i pandemisë për persona të shëruar brenda ditës.
Ndërsa, nga gjithsej 3,788 të testuar si persona të dyshuar për virusin COVID-19 vetëm 494 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë testuar gjithsej 482,413 persona të dyshuar për virusin COVID-19, prej tyre 98,835 kanë rezultuar pozitivë.Nga ky numëri i përgjithshëm, 2,008 prej tyre nuk kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Me 1,009 pacientët e shëruar në 24 orët e fundit, numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 83,591 raste.
Kurse numri i rasteve aktive aktualisht është 13,236.Në anën tjetër, të dielën pritet që të lirohen masat anti-Covid në Kosovë të cilat janë në fuqi nga 7 prilli, prej kur është pezulluar puna e gastronomisë dhe është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Sipas Odës së Hotelierisë së Kosovës nga takimet që kanë zhvilluar me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë pritet që orari i gastronomisë të zgjatet për gjysmë ore ose një orë prej sa ishte para masave kufizuese. Pra, lokalet e gastronomisë do të mund të punojnë deri në ora 22:30 ose 23:00.Nuk është bërë e ditur nëse edhe pas 18 prillit do të ketë orë policore, por shumica e masave kufizuese do të hiqen.
Të tjera
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...