Deliu i reagon Gërvallës: Respektimi i kushtetutës së Serbisë, që e konsideron Kosovën pjesë të saj, është tradhti
Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 30 March 2021
Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu, iu është kundërvënë deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila tha se në rast të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të respektohet kushtetuta e të dy palëve.
Deliu, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se respektimi i një kushtetute që e ka pjesë integrale të Kosovës është tradhti, duke iu referuar kushtetutës së Serbisë, shkruan Gazeta Express.
“Të kërkohet nga një ministre e Republikës së Kosovës që në marrëveshjën me Serbinë të respektohet kushtetueshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj është thjesht tradhëti!”, thuhet në reagimin e saj në ‘Facebook’.
Udhëheqësja e diplomacisë kosovare, në takimin që mbajti me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se marrëveshja duhet të jetë atillë që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë.
Tutje, përfaqësuesja e PDK’së në Kuvend këtë deklaratë e ka parë si argument për shtetet që nuk e njohin Kosovën.
Ajo ka kërkuar reagim të menjëhershëm pas deklaratës së Gërvalla-Shwarz.
“Qëndrimi qeveritar për një marrëveshje me Serbinë brenda kornizës kushtetuese të Serbisë është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë! Kjo, assesi nuk guxon të kalojë në heshtje!”, përfundoi ajo.
Të tjera
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...