Si erdhi deri tek llogoja e re FFK-së dhe pse u desh të ndryshohej ajo?
Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 23 March 2021
Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar llogon e re të saj si dhe njëkohësisht janë shpalosur edhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës.
Llogoja e re e FFK-së ngjallur reagime të shumta për formën dhe dizajnin e saj.
Në konferencën për media, Alba Morina nga Departamenti i marketingut ne Federatën e Futbollit të Kosovës ka shpalosur detaje të shumta se si erdhi deri tek vendimi për llogon e cila u shpalos sot para mediave.
“Me kërkesë të UEFA-së dhe vullnetin e pajtueshmërinë e plotë të presidentit Agim Ademi, sekretarit gjeneral, Komitetit Ekzekutiv dhe tifozëve “Dardanët”, ka filluar procesin e ribrendimit e institucionit më të madh futbollistik në vendin tonë. Pashmangshëm ndryshimi i llogos ka qenë pikënisja e këtij procesi, por ribrendimi nuk do të ndalojë këtu…..Në pajtueshmëri të plotë me UEFA-në, kjo punë i është besuar agjensionit partner të UEFA-së të cilët deri më tani kanë punuar llogot e 28 federatave anë e këndë botës. Dhe më ë rëndësishmja, kjo është një gradë nga UEFA- për Federatën e Futbollit të Kosovës.”, tha Morina.
Sa i përket formës së llogos, nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri ka thënë se llogoja i ka simbolet tona dhe se shpreson që ajo t’iu pëlqej edhe të tjerave ashtu siç iu ka pëlqyer drejtuesve të federatës.
“Dëshirojë që ky emblem i federatës tonë të pëlqehet nga të gjithë, besoj se ne meqë na ka pëlqyer dhe besoj që është e qëlluar, i ka simbolet tona që mendoj që një emblem duhet t’i ketë. Shpresoj që me këtë emblem me këto fanella të kemi fat në këtë kompeticion dhe në vazhdimësi edhe në kompeticionet tjera të radhës.”, tha ai.
Kurse, kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lul Berisha ka deklaruar se në këtë llogo ka elemente të cila janë propozuar nga ana tyre.
“Ne sadopak kemi kontribuar për ribrendimin e llogos së bashku me federatën e futbollit. Çfarë është më ë rëndësishmja është që është kthyer ngjyra që e kemi dashur të gjithë, është kthyer ngjyra gold…. Iu kisha rekomanduar me e pa ngjyrën që është gol dhe simboli dardan që është ka qenë kërkesë e jona, bashke me federatën kemi arritur me e vendosë një simbol dardanë.”, theksoi ai.
E sa i përket asaj se sa ka kushtuar krijimi i kësaj llogoje, Morina ka bërë të ditur se kostoja e kësaj llogo është zero euro sepse për gjithçka është përkudesur UEFA.
“Kjo është një dhuratë prej UEFA-së drejtuat Federatës së Futbollit të Kosovës. Për ne kjo llogo ka kushtuar zero cent. Ne nuk kemi dhënë asnjë pare… dhe i vetmi investim që ne e kemi bërë ka qenë koha të cilën e kemi kaluar, një kohë shumë të madhe në të gjitha takimet e përbashkëta me UEFA-në që të vijmë tek një llogo e cila me të vërtet na përfaqëson ne si vend, si dardanë dhe si komb. Kështu që kjo nuk ka kushtuar asgjë hiq. Arsyeja pse është dashur të ndryshohet kjo llogo ka qenë fakti që UEFA ka kërkuar që llogoja të jetë në dakordanc të plotë me ta dhe që secili hap i tyre të bëhet në koordinim me ta.”, sqaroi në fund Morina.
Me llogon e re Kosova do te paraqitet menjeherë në ndeshje e radhs si me Lituanin, Suedinë dhe Spanjën.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...































